Barazim i “çmendur” në derbin e shqiptarëve Strakosha-Berisha

Atalanta dhe Lacio dhurojnë spektakël dhe gola në ndeshjen e fundit të javës së 17 në Seria A. Sfida mbyllet në barazim 3-3, teksa dueli i shqiptarëve në portë nuk prodhon asnjë fitues.

Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 19, teksa Petanja dhuroi një krosim mjaft të mirë në zonë për Kalndarën, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë. Atalanta nuk ndalet me kaq, teksa këmbëngulja e saj shpërblehet menjë tjetër gol pas tre minutash, teksa këtë herë është Iliçiç që mposhtë portierin Strakosha.

Lacio pa Imobilen e pezulluar, i falen Milinkoviç Saviç, i cili shënon dy gola në pjesën e parë në minutën e 27 dhe 35, duke mposhtur Berishën. Pjesa e parë mbyllet në barazim. Atalanta e nis mjaft mirë pjesën e dytë, teksa Iliçiç sërish shënon, ndërkohë që Strakosha shpëton në disa raste portën e tij, duke i dhënë mundësinë ekipit të tij që të shpresojë deri në fund.

Në minutën e 79 pas një aksioni model, Luis Alberto shënon golin e barazimit. Lacio mbetet në vendin e 5 me 33 pikë, ndërkohë që Atalanta mban pozicionin e 7 me 24 pikë. /Rozalb Lika- vipsport.al/

more recommended stories