Asensio “kërcënon” presidentin e Realit: Nëse merr Hazard, largohem unë

Marko Asensio është një prej mesfushorëve më të mirë në La Liga. Megjithatë kur flitet për një klub si Real Madridi, edhe pozita e lojtarëve të këtij kalibri vihet në dyshim.

Mesfushori spanjoll e di se shanset për tu kthyer në një futbollist titullar tek Reali, zvogëlohen edhe më tepër pasi kampionët spanjoll janë duke kërkuar kartonin e Hazard.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ka pasur një komunikim sekret mes Asensios dhe Florentino Perezit. Futbollisti e ka “kërcënuar” hapur presidentin e Real Madridit, duke u shprehur se nëse klubi do të transferonte Eden Hazard, atëherë duhet të bënte gati valixhet e Marko Asensios. Në Madrid nuk ka vend për të dy futbollistët, tashmë Reali duhet të zgjedhë mes tyre. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/