Arlind Ajeti dhuron asist në fitoren e Krotones, bind edhe Juventusi (VIDEO)

Java e 17 e kampionatit italian ka filluar me një surprizë të madhe në ditën e sotme. Verona ka arritur të mposht Milanin me rezultatin 3-0, ndërsa pak ditë më parë ishte mposhtur nga Milani po me të njëjtin rezultat.

Juventusi nuk ka zhgënjyer nga ana tjetër ndaj Bolonjës, duke fituar me rezultatin 0-3 falë golave të Pjacës, Mandzukiç dhe Matuidit. Falë kësaj fitore të arritur, Juventusi lë mbrapa Interit dhe renditet në vendin e 2, një pikë larg Napolit kryesues.

Arlind Ajeti është kthyer në një lojtar protagonist në fitoren e Krotones ndaj Kievos me rezultatin 1-0, pasi ka dhënë një asist perfekt të kthyer në gol nga ana e Budmir. Kjo fitore ishte jetike për Krotonen pasi e mban atë jashtë zonës së ftohtë të rënies nga kategoria. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Ndeshjet e sotme

Verona-Milan 3-0
Bolonja-Juventus 0-3
Krotone-Kievo 1-0
Fiorentina-Xhenoa 0-0
Sampdoria-Sasuolo 0-1

more recommended stories