Analiza taktike/ Teuta u “shthur” pas pësimit të golit të dytë (VIDEO)

Trajneri Gerd Haxhiu, në analizën e tij për “Rubrikën Sportive” ka komentuar rreshtimet dhe zgjidhjet taktike të Teutës dhe Kukësit, në duelin e fituar nga të verilindorët 1-2 në “Niko Dovana”.

“Të dyja skuadrat ishin me të njëjtën rreshtim, 4-2-3-1. Guri nga njëra anë dhe Latif në anën tjetër ishin në majën e sulmit. Të dyja skuadrat kishin të njëjtën interpretim në lojë. Imami te Kukësi ka luajtur disa metra përpara, teksa e njëjta gjë ka ndodhur edhe te Teuta me Hilën. Karimi dhe Hakaj kërkonin linjën anësore në të majtë, ndërkohë që në të djathtë ishte vetëm Çyrbja.

Në pjesën e dytë skuadrat durrsake kaloi në ofensivë të plotë, teksa Lena, Karimi, Çyrbja u spostuan përpara. Hakaj ka luajtur mjaft mirë, por gabonte në finalizim. Në krahun tjetër Milinkoviç aktivizoi Allën, pas aktivizimit të Allës. Kukësi luajti me vendosjen 4-4-1-1. Teuta tentoi deri në fund, por nuk arriti që të ndryshonte rezultatin”, u shpreh Gerd Haxhiu në analizën e tij. /vipsport.al/