ZVICËR/ Albian Ajeti i jep fitoren Baselit, Qollaku aktivizohet me Grasshoppers (VIDEO)

Basel merr fitoren e radhës në kampionat, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superligës së Zvicrës, pasi mposhti 2-1 Thun-in.

Golin e dytë për Basel-in e shënoi Albian Ajeti, i cili çoi shifrat në 2-0, ndërsa Thun shkurtoi shifrat me Costanzo-n në minutën e 68-të, por vetëm kaq, pasi nuk mundi të shmangte humbjen.

Për Basel-in u aktivizua për 90-minuta edhe Taulant Xhaka në sfidën e sotme.

Basel-i renditet në vendin e dytë në Superligën e Zvicrës me 21 pikë, 2 pikë më pak se Young Boys që ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë, sfida tjetër e ditës së sotme për Superligën e Zvicrës ishte ajo mes Zurich-Grasshoppers 0-4. Golin e dytë për Grasshoppers e shënoi futbollisti me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën, Nedim Bajrami. Në minutën e 79-të me Grasshoppers u aktivizua edhe lojtari i Shpresave kuqezi, Arijan Qollaku.

-Goli i Albian Ajetit