Ultimatum te Lushnja, në “Roza Haxhiu” gjykon Ardian Beqiri

Lushnja luan sot ndeshjen e dytë në stadiumin e saj, “Roza Haxhiu”, ku pas humbjes me Kukësin, është e detyruar të marrë fitoren e pare në kampionat, nëse pretendon të qëndrojë në Superiore.

Nga drejtuesit e klubit është kërkuar vetëm trepikëshi dhe nuk është thjesht kërkesë, por edhe një ultimatum. Ndeshja me Laçin është ndoshta “treni i fundit” dhe nuk mund të pranohet rezultat tjetër veç fitores. Mbështetja e tifozëve pritet të jetë maksimale, ndërkohë që i padisponueshëm është mbrojtësi Xhafa i dëmtuar.

Ndeshjen e sotme me Laçin e gjykon Ardian Beqiri, me ndihmës Denis Agarajn dhe Dojando Myftarin, kurse gjyqtar i katërt është Kreshnik Cjapi.