UEFA shpërblen klubet shqiptare për pjesëmarrjen, zbulohet shifrat e këtij sezoni

UEFA ka publikuar sot shifrat e përfitimeve të skuadrave që kanë marrë pjesë në turet eliminatore në Kupat e Europës. Kukësi edhe pse nuk mundi që të kalonte as turin e dytë pas dy përballjeve ndaj Sheriff Tiraspolit ka përfituar një shifër të lartë prej 580 mijë eurosh.

Skënderbeu ndërkohë është ekipi që ka përfituar më shumë pas kalimit të tre tureve dhe të fazës play off. Skuadra korçare ka mbushur arkën me 675 mijë euro, teksa këtu nuk llogaritet përfitimet që do të marrë nga pjesëmarrja në grupet dhe rezultatet e arritura. Ekipi i Ilir Dajës kaloi pengesat e Sant Julias, Kairat, Mlada Boleslas, si dhe Dinamon e Zagrebit në fazën Play off.

Nga skuadrat e tjera pjesëmarrëse në fazat eliminatore, Tirana ka përfituar 215 mijë euro, ashtu si edhe Partizani, teksa nuk arritën që të kalonin fazën e parë. Në total shifra e arkëtuar nga klubet shqiptare në fazën e eliminatoreve shkon në 1.68 mln euro. /vipsport.al/