Transferta në Durrës, Daja kthen Osmanin titullar në formacionin e Skënderbeut

Pas fitores së Kukësit në Gjirokastër, Skënderbeu duhet të bëjë detyrën nesër në Durrës ndaj Teutës, që të shkëputet sërish me pikë. Trajneri Ilir Daja po mendon për formacionin më të mirë për transfertën e nesërme, ndërkohë që do të ketë ndryshime, sepse mungesat janë shtuar.

Tefik Osmani mendohet ta nisë titullar ndeshjen me Teutën. Ai do të luajë para mbrojtjes, duke zënë vendin e njërit mes Muzakës dhe Ditës, pasi Lilaj është i sigurt. Në sulm do të jetë po ajo treshe, me Takun e Xhejms nga krahët dhe Soue në majë.

Mbrojtja, pas mungesës së Radasit, do të përbëhet nga Vangjeli, Jashanica, Aliti dhe Mici. Mungojnë për ndeshjen e nesërme Radas, Nespor, Gavazaj dhe Nimaga. Ndoshta ndonjëri prej tyre mund të jetë në stol.