Sarri thumbon trajnerin e Interit: Spaleti? Mund të bëhet Ministër i Mbrojtjes

Maurizio Sarri, pas barazimit të parë të Napolit në kampionat për këtë sezon, ku kishte 8 fitore radhazi, u shpreh i kënaqur me ekipin. “Interi është një skuadër solide dhe Handanoviç është i jashtëzakonshëm, ndoshta më i miri në botë në këtë moment. Kishim supremaci, por nuk mundëm të shënonim” – tha fillimisht Sarri.

Më pas ai ka thumbuar kolegun e tij tek Interi, i cili i kishte bërë komplimente më parë, duke e quajtur “Ministër Ekonomie”. “Spaleti më ka quajtur Ministër Ekonomie? Atëherë ai është Ministër i Mbrojtjes”, – ka shtuar trajneri i Napolit.