Rexhinaldo premton: Me Laçin do të shënoj më shumë se me Luftëtarin

Autori i dy golave për Laçin në stadiumin “Roza Haxhiu”, Rexhinaldo, pas ndeshjes në Lushnjë, ku skuadra e tij fitoi 0-3, u shpreh i kënaqur për dygolëshin dhe premton të shënojë më shumë se me Luftëtarin në sezonin e shkuar

“Jam i lumtur dhe i kënaqur. Kisha 6 javë pa stërvitje për shkak dëmtimi. Ishte meritë e gjithë e skuadrës për këtë fitore. Nëse Laçi fiton, është festë, nëse Rexhinaldo shënon, është edhe më mirë. Nuk kam një objektiv për golat që do të shënoj”, tha ai për “SuperSport”.

“Punoj çdo ditë për të shënuar dhe jam i kënaqur, sepse kam shënuar 3 gola në dy ndeshje. Sigurisht dua të shënoj më shumë se 8 golat që shënova me Luftëtarin, por të filloj nga ajo shifër e më pas të shohim”, – tha sulmuesi i Laçit. /vipsport.al/