Presidenti Tavo e ka personale me Milinkoviçin, e quan mosmirënjohës e bukëshkalë

Pas humbjes së djeshme në Gjirokastër, trajneri aktual i Kukësit dhe ish-trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pohoi se nuk ishte paguar për 3 muaj nga presidenti Grigor Tavo. Dhe ky i fundit ka hedhur poshtë gjithçka, duke e lëshuar disa akuza për trajnerin serb.

Sipas “Panorama Sport”, Tavo e ka quajtur mosmirënjohës dhe bukëshkalë trajnerin Milinkoviç, duke shtuar se ai nuk respektoi kontratën me Luftëtarin dhe se i detyrohet vetëm një pagë mujore.

Gjatë ndeshjes së djeshme në Gjirokastër trajneri Milinkoviç u prit mirë nga tifozët vendës, kurse me presidentin e Luftëtarit duket se ka një luftë të hapur.