Pato si në kohët e Milanit, shpejtësi marramendëse dhe gol vendimtar në Kinë (video)

Tjanjin Quanjian, skuadra e drejtuar nga trajneri italian Fabio Kanavaro, ka fituar 2-1 ndaj Hebei Fortune. Golin vendimtar të ndeshjes e ka shënuar Alexandre Pato, pas një sprinti tipik të tij në një kundërsulm.

Shpejtësinë duket se e ka të lindur dhe nuk i venitet kurrë. Një gol me shumë rëndësi, që kthen në vëmendje kohët kur luante me Milanin dhe atë gol të shënuar ndaj Barcelonës me një sprint të jashtëzakonshëm që në minutat e para.