Norvegjia lë në baltë Shqipërinë: Do luajmë me Maqedoninë dhe Sllovakinë!

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të luajë miqësore me Norvegjinë më datë 14 nëntor. Edhe pse lajmi është përhapur sot si zyrtar në media të ndryshme shqiptare, ai rezulton të jetë i rremë, sipas vetë trajnerit të kombëtares norvegjeze të futbollit.

Mendohej se Shqipëria do të luante më 14 nëntor në “Elbasan Arena” kundër skuadrës së drejtuar nga Lars Lagerbak dhe sot u bë “zyrtar” një lajm i tillë. Por në faqen e Federatës Norvegjeze të Futbollit ka qenë vetë Lagerbak që ka treguar se ndeshjet e muajit të ardhshëm do të jenë ndaj Maqedonisë dhe Sllovakisë.

“Jam shumë i lumtur që do të kemi dy ndeshje në nëntor, Maqedonia dhe Sllovakia janë kundërshtarë të mirë si nga pikëpamja e udhëtimeve që do të kryejmë, ashtu edhe ajo sportive. Sllovakia ka pasur rezultate të mira në vitet e fundit dhe Maqedonia ka treguar se është zhvilluar shumë”, tha Lagerbak për faqen zyrtare të Federatës Norvegjeze.

Kjo do të thotë se në FSHF vazhdon kërkimi për miqësoret e muajit të ardhshëm, ku trajneri Kristian Panuçi mendonte se mund të testonte disa nga futbollistët e ri që ka planifikuar për të afruar në Kombëtare.

Edhe alternativa tjetër, Sllovakia, ka rënë sot pasi Federata Sllovake ka pranuar ftesën e Ukrainës në datën që i kishte ofruar FSHF-ja. /vipsport.al/

more recommended stories