Mourinho: Ibrahimovic rikthehet para vitit 2018

Ka nisur numërimi mbrapsht për rikthimin në fushë të Zlatan Ibrahimovic. Në konferencën e radhës për shtyp para ndeshjes ndaj Huddersfield, Jose Mourinho ka folur edhe për suedezi.

“Zlatan është këtu. Po punon ashtu siç e kishim parashikuar, por nuk do të kthehet javën e ardhshme, ose pas dy javës. Para vitit 2017? Po. Por ky është vetëm një parashikim”, ka thënë strategu portugez.

Me shumë mundësi 2dhjetori mund të jetë data e rikthimit të Ibrës në fushën e lojës, në duelin e programuar ndaj ekipit të Arsenalit. Bomberi suedez mungon që nga 20 prilli i këtij viti. /vipsport.al/