Merr fund kriza e Monako, Keita dhe “Tigri” Falkao e afrojnë përsëri me PSG (Video)

Keita Balde, pas më shumë se një muaji e gjysmë nga transferimi te Monako nga radhët e Lacios, ka arritur të lërë shenjë në klubin e tij të ri, duke e ndihmuar që marrë tri pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Kanës.

Futbollisti realizoi golin e tij të parë me skuadrën franceze në minutën e 20 të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin Monakos, ndërsa më pas ishte i zakonshmi Radamel Falkao që gjeti rrjetën për të vulosur suksesin 2-0.

Ky ishte goli i 13 në 10 javë nga sulmuesi kolumbian, i cili është kthyer edhe një herë i frikshëm para portës kundërshtare, duke ndihmuar kampionët në fuqi të Francës që t’i afrohen kreut që mbahet nga PSG. Ndërkohë, statistikat tregojnë se “Tigri” ka shënuar 13 golat e tij me vetëm 14 gjuajtje në kuadrat në këtë sezon. /vipsport.al/