Legjionarët/ Humbasin Latifi e Balliu, barazon Lila, Ahmedi vetëm 2’ për Maribor

Futbollistët shqiptarë që kanë luajtur sot në Europë nuk kanë lënë “gjurmë”. Kështu ka ndodhur edhe me Liridon Latifin, i cili u aktivizua si titullar për Akademi Pushkash kundër Videoton, por u zëvendësua në minutën e 54-t. Skuadra e sulmuesit shqiptar u mposht 2-0.

Metz-i i Ivan Balliut u mposht 2-1 në shtëpi nga Dijon, ndërsa mbrojtësi kuqezi u aktivizua për 90 minuta.

Andi Lila ishte titullar për Pas Janinën në barazimin 1-1 në transfertë kundër Levadiakos.

Valon Ahmedi u aktivizua vetëm 2 minuta për Maribor në sfidën e fituar 1-0 kundër Ankaran Hrvatini në shtëpi. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë hyri në lojë në minutën e 88-të.