Kategoria e Parë, Grupi B/ Zhgënjen Apolonia, Pogradeci bie në Fushë-Krujë

Grupi B i Kategorisë së Parë mbylli sot ndeshjet e javës së pestë ku nuk munguan Surprizat. Apolonia nuk arriti dot të merrte 3 pikët në shtëpi përballë Shkumbinit duke u ndalur në barazim 1-1.

Një takim tjetër që ka prodhuar spektakël ka qenë Shënkolli-Naftëtari që u mbyll me shifrat 3-1.

Sakaq, Pogradeci është dorëzuar pa kushte në Fushë-Krujë ku është mundur me rezultatin 1-0 nga Iliria.

Këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme në Grupin B.

 

 

FT Tirana-Turbina 2-0
Golat: Ngoo 60′ Greca 67

Apolonia-Shkumbini 1-1
Golat: Krasniqi 25’/ Llucs 85′

Shënkolli-Naftëtari 3-1
Golat: Kulli 29′ Danaj 75 Gega 90’/ Allkanjari 78′

Iliria-Pogradeci 1-0
Golat: Xhabrahimi 36′

Dje
Tomorri-Bylis 0-0