Kategoria e Parë, Grupi A/ Besa me marsh Superlige, Dinamo fiton në transfertë

Edhe në grupin A ka pasur të papritura në 4 ndeshjet e luajtura sot për javën e pestë të Kategorisë së Parë.

Spikat fitorja në transfertë e Dinamos. Blutë e kryeqytetit fituan ndaj Vllaznisë B me rezultatin 0-1 falë golit të Gjatës.

Ndërkaq, në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Besës në transfertë ndaj Burrelit. Kavajasit po marshojnë të sigurt në krye të klasifikimit.

Në takimet e tjera Besëlidhja fitoi 1-2 në Rrogozhinë dhe Erzeni përmbysi Tërbunin me rezultatin 2-1.

Këto janë rezultatet në ndeshjet e sotme:


Egnatia-Besëlidhja 1-2
Golat: Oybodike 57′ / Bongora 14′, Ajazi 54′

Erzeni-Tërbuni 2-1
Golat: Xhemalaj 67′ Pasha 90+1 / Hasaj 26′

Vllaznia B-Dinamo 0-1
Golat: Gjata 62′

Burreli-Besa 1-3
Golat: Lampey 12′ pen / Kaloshi 4, Morina 45′ (pen) 75′