Joe Hart sulmohet nga tre hajdutë pas stërvitjes, ia marrin të gjitha

E pabesueshme ajo që i ka ndodhur Joe Hart, portierit të West Ham. Sipas të përditshmes angleze “The Sun”, pas stërvitjes me skuadrën e tij, portieri është sulmuar nga tre hajdutë, teksa po i drejtohej makinës së tij.

Një person që e ka parë të gjithë skenën, ka shpjeguar: “Ishin tre hajdutë me 2 motorë dhe e rrethuan kur po hipte në makinë. I kanë marrë telefonin, bashkë me orën dhe portofolin”.

Një epsiod i shëmtuar për portierin e huazuar tek West Ham nga  Manchester City, por të paktën nuk ka pasur pasoja fizike. Ngjarja ka ndodhur pranë fushës së stërvitjes. Portieri ka qenë me fat, sepse tre hajdutët edhe mund ta kishin dëmtuar në atë moment, kur ai nuk kishte asnjë mbështetje.