Jashanica drejt Rusisë, zëvendësuesi i kosovarit gjendet në Superiore

Bajram Jashanica do të jetë shitja e radhës e Skënderbeut. Mbrojtësi nga Kosova e ka pohuar shpesh javët e fundit se me 90% të mundësive do të lërë Skënderbeun dhe do të kalojë në një kampionat të huaj.

Destinacioni i tij, sipas “Panorama Sport”, do të jetë Rusia, ku menaxheri Shkumbin Qormemeti ka lidhje të forta. Mbetet për t’u parë në fakt çfarë do të ndodhë realisht në janar.

Nga ana tjetër, kandidati për të zëvendësuar Jashanicën në qendër të mbrojtjes së Skënderbeut, duket se është Ivan Fushtar i Kamzës. Ndoshta në gjysmën e dytë të kampionatit korçarët do të kenë një dyshe qendre kroate në mbrojtje me Radasin dhe Fushtarin.