Ilir Daja festoi ditëlindjen, zbulohet dhurata më e veçantë që mori tekniku sot

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka festuar sot 51 vjetorin e lindjes. Tekniku kryeqytetas ka marrë shumë urime dhe dhurata nga miq specialë, por dhurata e madhe i vjen nga një prej lojtarëve të ekipit.

Nuk bëhet fjalë për diçka materiale, por për një lajm që e ka gëzuar pa masë numrin një të pankinës bardhekuqe.

Mesfushori Enis Gavazaj ka lënë pas dëmtimin dhe është bashkuar sot me skuadrën në stërvitje. “U ktheva”, ka shkruar kosovari në profilin e tij në intagram ku shihet edhe me maskë në fytyrë.

Natyrisht që dhuratë më të bukur për Dajën nuk mund të kishte në një ditë të veçantë si kjo.