Identifikohet autori i vërshëllimës në Gjirokastër, është … arbitër!

Ngjarja më e bujshme e ditës së sotme në Superligën Shqiptare ishte rasti i golit të parë të Elis Bakajt në Gjirokastër. Sulmuesi i Kukësit përfitoi nga hutimi i mbrojtjes së gjirokastritëve të cilët ndaluan lojën pas vërshëllimës së bilbilit, i cili në fakt erdhi nga tribunat.

“Sport Ekspres” ka zbuluar se është identifikuar autori që i “dhuroi“ golin Kukësit dhe është shoqëruar nga policia në komisariat. Është Migert Memisha dhe është gjyqtar i kolegjiumit të Gjirokastrës, ndaj posedon një bilbil të tillë.

Një ngjarje e paprecedent në futboll, teksa duket e pabesueshme se si një arbitër të bëjë diçka të tillë gjatë një ndeshje. Po a e ka ditur ai rregulloren për raste të tilla? Vështirë, sepse nëse do ta kishte lexuar,  nuk do të kishte shkuar në stadium për të bërë një veprim të tillë, që ka sjell edhe shoqërimin e tij në komisariat.  /vipsport.al/