Dugarry sulmon ashpër Deschamps: Ne nuk jemi si Shqipëria …

Christophe Dugarry dhe Didier Deschamps mund të kenë fituar Kupën e Botës së bashku, por e shohin ndryshe futbollin në ditët e sotme. I intervistuar për mikrofonin e “RMC” në Francë, Dugarry edhe njëherë ka sulmuar ashpër trajnerin e “gjelave”.

“Objektivi i Francës nuk mund jetë thjeshtë që të kualifikohet në Kupën e Botës. Deschampions nuk mund të na hedhë hy syve. Ai i sheh gjërat që nuk po arrijnë të funksionojnë siç duhet sa i përket talenteve. Unë nuk i kuptoj keqardhjet për mungesat. Do të ketë gjithmonë mungesa dhe lojtarë që nuk janë në formë.

Gjatë ndeshjeve të fundit kemi luajtur me topa të gjatë për Giroud, ishte një ‘varfëri’. këto janë dy gjërat që pamë në mbrëmjen e fundit. Ne nuk jemi Shqipëria. Dikush duhet të na sjellë rezultate dhe lojë. Shpresoj që në të ardhmen të shfaqim gjëra të ndryshme. Por a është në gjendje që ta bëjë Didier Deschamps? Duke përjashtuar Monacon, të gjitha ekipet e tij kanë patur një nivel mesatar. Ai nuk është as Jose Mourinho dhe as Pep Guardiola”, ka thënë Christophe Dugarry në intervistën e tij. /vipsport.al/