Cana mesazh emocionues për të gjithë 24 orë pas lamtumirës

Një kapiten në fushë, por dhe një njeri i mrekullueshëm jashtë saj. Lorik Cana tregon edhe njëherë vlera të mëdha. Legjenda e kombëtares sonë ka falendëruar të gjithë vetëm 24 orë pas lamtumirës në stadiumin “Loro Boriçi”.

Me një mesazh në rrjetet sociale, ai shpreh mirënjohjen për të gjithë tifozët, dashamirësit, trajnerët në 14 vite të karrierës së tij.

“Të nderuar miq vëllezër e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme , miqtë e mi, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkëpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju ruajt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve.

Me respekt,

I Juaji Loriku”