Bundesliga/ Ndalet Dordmundi, Leverkuseni shkatërron Gladbachun

Java e nëntë e Bundesligës gjermane ka startuar sot me 4 ndeshje që kanë prodhuar rezultate të papritura. Dordmundi kryesues është ndalur sot në transfertën e Eintracht Frankfurtit ku nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2.

Nga ky barazim ka përfituar Leipzigu që ka mposhtur minimalisht Stuttgartin me rezultatin 1-0 dhe i është afruar verdhezinjve në klasifikim.

Ndërkohë Bayern Leverkusen është rikthyer i frikshëm. “Aspirinat”kanë fituar në transfertë 1-5 përballë Borusia Monchengladbachut në një ndeshje spektakolare.

Hanoveri gjithashtu ka fituar 1-2 në transfertë përballë Augsburgut. Sakaq, gjigantët e Bayernit përballen me Hamburgun e Mavrajt në orën 18:30.