“Bomberi” Basha: Golat ia dedikoj familjes sime dhe…magazinierit

Mesatarisht në karrierë ka shënuar 1 gol në 20 ndeshje të luajtura në Zvicër, Itali dhe me Kombëtaren e Shqipërisë. Por të premten shënoi 2 gola në fitoren 4-2 të Barit ndaj Çitadelës në “San Nicola”.

Migjen Basha ka kaluar edhe veten: dopietë dhe kapiten në 3 pikët, që e mbajnë Barin në pretendime për Serinë A. “Nuk jam një specialist, por goli nga kornja ishte një skemë e provuar disa herë në stërvitje. Për këtë qëllim u drejtova nga stoli, kur topi hyri në rrjetë”, – ka thënë Basha.

Luan para mbrojtjes, por për një natë bën edhe “bomberin”: “Me kokë nuk shënoja që prej 3 vjetësh, kur e kam bërë me Shqipërinë. Golin ia dedikoj familjes, që ishte në tribunë. Ishte edhe vajza e vogël, së cilës i shkëlqenin sytë dhe është bukur ta ndash gëzimin kështu. Janë shumë të rëndësishëm për mua.

Po ashtu, ia dedikoj edhe magazinierit, që e kishte parashikuar golin tim. Madje e tejkaola parashikimin”, – ka theksuar Basha për mdiet italiane pas ndeshjes.