Bakaj rrëfen rastin e golit: Ishte një moment i çuditshëm!

Më i miri në fushë në suksesin e ndaj Luftëtarit, Elis Bakaj ka komentuar suksesin e sotëm. Ai ka folur edhe për rastin e golit të parë duke treguar bisedën me Bakajn.

“Ishte një moment i çuditshëm, është hera e parë që më ndodh. Në qoftë se Guri do ta kishte vazhduar aksionin mund të shënonte. Arbitri ma bëri më shenjë për të vazhduar lojën, i thash Gurit për të më pasuar, dhe më pas shënova. Nuk e di se ku është faji im.

Biseda me Likën? Profesori më tha që nuk bërë mirë që shënove. Janë fragmente sekondash, dhe nuk kisha kohë për të menduar.

Dueli për titull? Këtë vit ne synojmë që të fitojmë kampionatin. Unë asnjëherë nuk dorëzohem. Kemi pasur shumë mungesa. Unë paguhem të Kukësi, dhe do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën. I thash Likës para ndeshjes që sot nuk do të fitonte. /vipsport.al/