Zidane s’ka dyshime: Duam Championsin e tretë radhazi!

Real Madrid do të nisë aventurën në Champions League për këtë sezon në “Bernabeo” ndaj Apoelit. Strategu i madrilenëve ka folur në konferencë për shtyp duke kërkuar nga lojtarët vlerësim maksimal.

“Jemi kampionët në fuqi, por do ta nisim gjithçka nga zero. Ka shumë presion për të mbrojtur titullin kampion, ndaj dhe duhet të punojmë për ta nisur në mënyrën më të mirë. Objektivi është që të marrim Champions-in e tretë radhazi, por e dimë që do të kemi përballë kundërshtarë të vështirë”, ka deklaruar Zidane.

Real Madrid e ka nisur shumë keq sezonin e ri, me dy barazime radhazi në dy javët e para ndaj Valencias dhe Levantes, por Zidane do të rigjejë Cristiano Ronaldon në Champions, pasi ai ka munguar për shkak pezullimi nga Superkupa e Spanjës. /vipsport.al/

 

 

more recommended stories