Zgjidhet problemi me polici private në Kavajë, fillon ndeshja

Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër të sigurojë rendin në ndeshjen në Kavajë mes Besës vendëse dhe Tiranës. Pas disa minutash pritje, është gjetur zgjidhja dhe ndeshja ka nisur.

Në stadium ka ardhur Policia Bashkiake dhe një polici private, kështu që nga delegati i FSHF-së, Petrit Haxhia, është dhënë miratimi që ndeshja të zhvillohet.

Tirana ka dalë në fushë me formacionin e saj më të mirë. Trajneri Ze Maria nuk ka kursyer ansjë titullar, pasi dëshiron që skuadra të përmirësohet.