Zbulohet e ardhmja e De Biazit: Është Alavesh në Spanjë

 

Aventura e re e Xhani De Biazit mund të nisë nga Spanja. Është Deportivo Alavesh që është duke menuar për ish-trajnerin e Shqipërisë.

Lajmin e bëri të ditur siti GianlucaDiMarzio.com i gazetarit të njohur italian.

Sipas tij, klubi spanjoll është duke menduar largimin e argjentinasit Luis Zubeldia dhe emri i parë në listë është De Biazi.

Pritet shumë shpejt të ketë një kontakt të ri midis palëve, për të arritur përfundimisht në mbylljen e tratativës.

Xhani De Biazi ka pasur më parë një eksperiencë në Spanjë me Levanten. /Vipsport.al/

more recommended stories