Tronditet Kombëtarja: Abrashi humb Spanjën dhe Italinë

Lajm aspak i mirë për trajnerin Kristian Panuçi dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Mesfushori Amir Abrashi do të mungojë katër javë nga futbolli i luajtur, pas dëmtimit në gju gjatë ndeshjes së Fraiburgut dhe Bajer Leverkuzenit, ku e braktisi takimin në minutën e 28-të.

Sipas sportives gjermane, Kicker.de, rezonanca tregoi se shqiptari 27-vjeçar ka një problem me kupën e gjurit djathtë.

Mungesa katërjavore e Abrashit do të thotë që ai e ka humbur praktikisht dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Botërorit: me Spanjën në 6 tetor dhe Italinë në 9 tetor.