Transferta e Pogradecit, antkh te Tirana për titullarët dhe për…Dokën

Java e dytë te Kategorisë së Parë do të jetë një test i rëndësishëm për Tiranën, për vetë faktin se luan ndeshjen e parë jashtë fushe. Luan në Pogradec ditën e diel dhe kjo transfertë do të tregojë më qartë se çfarë potenciali ka skuadra e drejtuar nga trajneri Ze Maria.

Por gjendja para kësaj ndeshjeje nuk është pozitive, sepse janë disa lojtarë me probleme, duke nisur nga portieri Ilion Lika, i cili ka pësuar një dëmtim. Shqetësime kanë pasur gjatë ditëve të fundit edhe Karabeci e Kërçiku. Kapiteni është më afër rikuperimit, por edhe portieri Lika mendohet të jetë në fushë nga minuta e parë në Pogradec.

Ndeshja e së dielës do të qartësojë edhe qëndrimin e trajnerit të Tiranës në lidhje me mbrojtësin Albi Doka, të cilin e dërgoi në tribunë në ndeshjen me Ilirinë