Trajneri Akhisar ka një peng: Doja që të blija Cikalleshin!

Sokol Cikalleshi është transferuar së fundmi te skuadra e Osmanlispor, ekip i vendit të parafundit në Superligën turke. Sulmuesi i kombëtares sonë u përjashtua nga trajneri Panucci nga grumbullimi vetëm për shkak se kërkoi leje për të firmosur me këtë skuadër, një marrëveshje shumë e mirë financiare. Ai do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro për tre sezone që ka firmosur.

Gjithsesi karriera e tij mund të kishte shkuar më mirë nëse do të qëndronte te Akhisar Belediyespor, ekip ku u huazua në sezonin e kaluar. Trajneri i kësaj skuadre, Okan Buruk është shprehur se kërkoi që ai të qëndronte në ekipin e tij edhe për këtë sezon, raporton VIP Sport.

“Nga sezoni i fundit donim që të blinim Sokol Cikalleshin, por Basaksehir nuk pranonte dhe e rikthehu në skuadër”, u shpreh trajneri Buruk. Kujtojmë që Akhisar e ka nisur në mënyrë fantastike këtë sezon me dy fitore dhe një barazim duke zënë vendin e tretë së bashku me Besiktasin. /vipsport.al/