“Toni Kroos nga Real Madrid është vjedhja e shekullit”

Toni Kroos është “vjedhja e shekullit” për Real Madrid, sipas agjentit të lojtarit, Volker Struth . Mesfushori gjerman u transferua nga Bayerni te Reali në vitin 2014 për vetëm 25 milionë euro.

27-vjeçari iu bashkua “galaktikave” vetëm disa ditë pasi kishte fituar Kupën e Botës me Gjermaninë, teksa tashmë i ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm në Spanjë.

“Duke parë shumat e transferimeve në ditët e sotme, dhe më pas të kujtojmë se Toni u transferua për vetëm 25 mln euro, mund të thuhet me plotë gojë se Kroos ishte vjedhja e shekullit për Real. Drejtuesit e kësaj skuadre vetëm pas finales së Cardiffit na thanë se janë akoma shumë të kënaqur që kanë në skuadër një lojtar si Toni. Imagjinoni, po atë vit James Rodriguez i kushtoi Real Madrid plot 80 mln euro”, ka thënë Volker Struth për “Sport Bild”.

 

 

 

more recommended stories