Surprizon Allegri, ja formacionet e super ndeshjes Barcelona-Juventus

Champions League starton edicionin e ri 2017-18 me një super ndeshje ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Blaugranët do të kërkojnë që të marrin hak për eliminimin në sezonin e kaluar, teksa këtë herë me Ernesto Valverden në krye do të mundohen që të mundin Allegrin.

Barcelona do të luajë me vendosjen 4-3-3, teksa titullar do të luajë edhe blerja më e re e këtij sezoni, Dembele. Në emrat e tjerë nuk ka asnjë surprizë nga ekipi italian.

Allegri ndërkohë kundërpërgjigjet me disa surpriza në formacionin kryes. Nga minuta e parë do të jetë edhe talenti Bentacur, i cili do të zërë vendin e Manduzkic. Douglas Costa konfirmohet sërish nga minuta e parë. /vipsport.al/