Super Messi shkatërron Juven, blaugranët marrin hak

Barcelona asnjëherë nuk mund ta kishte menduar se do të fitonte kaq thjeshtë ndaj Juventusit. Blaugranët e kanë të thjeshtë për të mundur 3-0 bardhezinjtë, duke marr hak për skualifikimin e sezonit të kaluar, ndërkohë që Messi vijon të tregojë se ai është numri një në botë.

“Pleshti” zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë duke mposhtur për herë të parë Buffonin në karrierën e tij. Në 45 minutat e para Juventus ishte më mirë se vendasit dhe kishte më shumë mundësi shënimi, por ata nuk u shfrytëzuan.

Në fraksionin e dytë, Messi merr frenat e dorës dhe në një aksion të tijën, është Rakitic që e dërgon topin për herë të dytë në rrjetë. Blaugranët nuk u ndalën këtu, pasi shënuan edhe një gol tjetër me Messin, i cili e pati të thjeshtë të shënonte golin e dytë personal. /vipsport.al/