Spanjë-Shqipëri, ja çmimet e biletave për sfidën e 6 tetorit

Federata Spanjolle e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e 6 tetorit që do të luhet në stadiumin “Rico Pérez Stadium” në orën 20:45.

Mundësitë për të zgjedhur në këtë ndeshje janë vetëm dy. Një kategori biletash kushtojnë 20 euro, ndërkohë që tjerat në tribunën qendrore shkojnë në 60 euro.

Rezervimet e biletave do të nisin më datën 21 shtator, ndërkohë që shitja e tyre në treg do të fillojë 8 ditë më vonë. Stadiumi do të jetë në kushte optimale për këtë ndeshje, teksa është ndërruar edhe tapeti i fushës. /vipsport.al/