Sopoti “fyen” Kupën e Shqipërisë, rekord golash për Laçin

Për shumë skuadra që nuk e kanë në objektivat e tyre Kupën e Shqipërisë është normale të aktivizojnë formacionin e dytë që në turet eliminatore, por një farë respekti gjithsesi duhet treguar edhe në ndeshje të tilla.

Në ndeshjen që përfundoi para pak minutash në Kamzë, Sopoti ka pësuar 12 gola dhe nuk ka shënuar asnjë. Rekord golash për skuadrën kurbinase, që fiton 12-0, duke konfirmuar momentin e mirë pas fitores me Partizanin në kampionat. E ka hapur serinë e golave mbrojtësi Bushi, për të vazhduar më pas me Uzunin dhe sulmuesin e ri Mbombo.

Në pjesën e dytë shënuan Lushkja, Shala sërish Mbombo e Fangaj, ndërsa Redion Xhixha vendosi një rekrod personal, me 5 gola të shënuar në këtë ndeshje.

Sulmuesi i ri i Laçit, Idris Mbombo, shënoi dy gola në ndeshjen me Sopotin, në debutimin e tij me kurbinasit

Kjo ishte golaeada e dytë në kupë, pas asaj të Skënderbeut me Mamurrasin. Të tjera priten në ndeshjet, që startojnë në orën 16:00.