Skënderbeu përgatitet për Europa League, grumbullohet në Selanik

Skënderbeu ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Korçë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Dinamos së Kievit për grupet e Europa League.

Klubi korçar njoftoi se ekipi do të grumbullohet sot në Selanik dhe nesër do të niset drejt Kievit.

Skënderbeu do të luajë të enjten në orën 19:00 kundër Dinamos së Kievit, ndeshjen e parë të Europa League.