Skënderbeu kërkon 10 pica “Margarita” pas ndeshjes me Dinamon e Kievit

Klubi i Dinamos së Kievit ka publikuar sot në mesditë në faqen e saj informacione të detajuara për duelin e të enjtes ndaj Skënderbeut për Europa League. Klubi ukrainas ka bërë publike agjendën e skuadrës shqiptare.

“Skënderbeu në Kiev, dy ditë por asgjë tjetër veç futbollit”, është titulli i shkrimit. Skuadra shqiptare do të mbërrijë në kryeqytetin e Ukrainës më 13 shtator. Klubi shqiptar do të akomodohet në një nga hotelet më të mira të qytetit, “Premier Palace”, i cili gjendet vetëm pak kilometra larg stadiumit “Olimpiyskiy”.

Në orën 19:00, ekipi shqiptar do të fillojë stërvitjen para ndeshjes, para të cilës do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit dhe një prej lojtarëve.

Skuadra mike nuk ka asnjë plan special për ditën e ndeshjes.  Pas ndeshjes ata kanë kërkuar 10 pica “Margarita”, ndërkohë që më datë 15 shtator do të rikthehen në Shqipëri”, shkruhet në një njoftim të shkurtër për agjendën e Skënderbeut.