Skenari i çmendur që na çon në “Play Off”-in e Kupës së Botës

Kombëtarja shqiptar mbrëmë mori një barazim 1-1 në Maqedoni, ndërkohë që Italia fiton në shtëpi me Izraelin. Rezultate që shuajtën shpresat e djemve tanë për një vend në fazën “Play Off”.

Gjithsesi ekziston një skenar i “çmendur” që mund të çojë Shqipërinë në kampionatin Botëror, skenar që duket thuajse i pamundur.

Spanja është matematikisht e kualifikuar. E dyta në grup renditet Italia me 19 pikë, ndërkohë që Shqipëria zë vendin e tretë me 13 pikë.

Që Shqipëria të arrijë fazën “Play Off”, nevojitet që Italia të humbas në ndeshjet e radhës me Maqedoninë dhe me Shqipërinë.

Ndërsa Kombëtarja Kuqezi nevojitet që të fitojnë transfertën e vështirë me Spanjën dhe më pas të mposhtë në shtëpi Italinë me një rezultat më të thellë se 2-0. Një skenar që duket i pamundur që të ndodhë.

Fotografia e Sky Sport

more recommended stories