Skandali, shikoni ku luhet ndeshja Tomori-Bylis! (foto)

Tomori arriti të siguronte në momentet e fundit një fushë, ku do të luajë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Bylisin. Beratasit gjetën strehë në Çorovodë, por është vërtet skandaloze gjendja e kësaj fushe.

Duket se drejtuesit e FSHF-së, më saktë sektori i licencimeve, i ka mbyllur të dy sytë për të dhënë miratimin, që në këtë fushë të luhet futboll. Shikoni gjendjen e fushës dhe gjykoni vetë. E si mund të luhet futboll në një terren të tillë…?