Skandali i zakonshëm i FSHF-së, shton dy skuadra në Kategorinë e Dytë

Nuk është hera e parë dhe çdo shkelje e rregullores së hartuar nga vetë FSHF-ja tani duket e zakonshme. Skandali i radhës lidhet me Kategorinë e Dytë, kalendari i së cilës ende nuk është zbardhur. Ishin 26 skuadra më parë, që do të ndahen në 2 grupe, por duket se janë bërë 28, me “urdhër nga lart”.

Kevitani dhe Skrapari janë skuadrat që përfitojnë në këtë rast për të qenë pjesë e Kategorisë së Dytë. Dy skuadrat u renditën në vend të fudnit sezonin e fundit, por nuk do të bien një kategori më poshtë, siç parashikon rregullorja.

 

Kevitani merr pjesë në grupin e Veriut, kurse Skrapari në grupin e Jugut. Efektet e fushatës së FSHF-së po bëhen gjithmonë e më të dukshme dhe më të prekshme.