Skandali i radhës, Policia nuk merr përsipër ndeshjen në Kavajë

Ka nisur me shumë telashe ky sezon për futbollin shqiptar. Shumë skuadra nuk kanë fushë për të luajtur, ndërkohë që edhe masat organizative lënë për të dëshiruar, si gjithmonë.

Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër të administrojë ndeshjen në Kavajë mes Besës vendëse dhe Tiranës, e vlefshme për kupën e Shqipërisë. Pritet që ndeshjen ta marrë përsipër policia bashkiake e Kavajës, por për momentin gjithçka është pezull.

Delegati Petrit Haxhia pret informacione të tjera dhe nuk lejon daljen e skuadrave në fushë.