Shqipëria me 3 mungesa të mëdha ndaj Spanjës

Shqipëria doli me 1 pikë dje nga Strumica, ndërkohë që lajmet e këqija për Panuccin nuk munguan. Strategu italian nuk do të ketë të gatshëm për sfidën e radhës 3 titullarë.

Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi janë ndëshkuar me karton të verdhë dhe nuk do të jenë të gatshëm ndaj Spanjës.

Ata kanë plotësuar numrin e kartonëve, duke humbur në këtë mënyrë sfidën e 6 tetorit ndaj Spanjës në stadiumin “Rico Perez”. Gjithsesi ata do të jenë të gatshëm për sfidën e fundit ndaj Italisë, e cila pritet që të luhet më 9 tetor në “Loro Boriçi”. /vipsport.al/