“Sfidat me Spanjën dhe Italinë? E patë ndeshjen Francë-Luksemburg?”

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit ndaj Spanjës dhe Italisë për të mbyllur eliminatoret në mënyrën më të mirë. Trajneri Panucci është shprehur në konferencën për shtyp se do të përpiqet që të marrë më të mirën nga këto ndeshje.

“Ndeshja me Spanjën është shumë e vështirë. Por pam edhe Francë-Luksemburg, dhe historia na ka mësuar se gjithçka mund të ndodh. Në Spanjë do të tentojmë që të bëjmë më të mirë tonë, duke dhënë gjithçka. Në fund të ndeshjes nëse humbim do t’i japim dorën kundërshtarit dhe do të kthehemi në Tiranë.

Italia mbetet Itali, edhe pse në momentet aktuale nuk është se po kalon një moment të mirë. Unë dua ta ndjej ndjesinë se përpara se të humbasim, duam që ta provojmë.

Lojtarët që po vëzhgon? Nuk është e drejtë që të them emra, sepse tani janë 23 lojtarë të grumbulluar, dhe në respekt të tyre nuk i them”, tha strategu italian.