SERIE A/ Berisha, spektator ndaj Ajetit; Napoli i shkakton tërmet Strakoshës

 

Ndeshjet e javës së pestë të Serie A, prodhuan rezultate befasuese, k spikasin fitorja e Napolit në Romë kundër Lacios; Juventusi dhe Milani bënë detyrën. Nga lojtarët shqiptarë luajtën: Berisha (Atalanta); Ajeti (Krotone), Strakosha (Lacio) dhe Memushaj (Benevento).

LACIO-NAPOLI 1-4

Pa Elsid Hysajn titullar, Napoli u përpoq shumë për të përballuar ofensivën e Lacios në “Olimpiko” të Romës. Në minutën e 26-të, Strakosha zgjidhi me qetësi një situatë të vështirë, kur bllokoi një gjuajtje të Insinjes së Napolit. Goli lacial erdhi pas një përpjekje të Çiro Imobiles, i cili pasi dribloi bukur dy mbrojtës të Napolit, krosoi në fundoren brenda zonës së rreptësisë, holandezi De Vraj ndërhyri shpejt duke realizuar me një gjuajtje me topin që preku fillimisht tapetin e pastaj përfundoi në rrjetë. Në të 37’, Napoli goditi shtyllën e majë pingule me anë të Ansig, me fat portieri shqiptar i Lacios. Në të 44’, Strakosha tregoi intuitën e tij si një portier i kalibrit të lartë, kur devijoi me majat e gishtave një gjuajtje nga afër të Kalejon. “Pritje e pabesueshme”, ishte komenti I Lalaziosiamonoi.it. “Tërmeti” Napoli nisi në pjesën e dytë, kur brensa gjashtë minutave napolitanët shënuan tre gola: 54′ Koulibaly, 56′ Callejon dhe 59′ Mertens. Në asnjë prej tyre nuk ishte fajtor Strakosha, pavarësisht se tek i treti mund të kishte vepruar më shpejt në kthimin në portë.

ATALANTA-KROTONE 5-1

Ka një derbi shqiptarësh në këtë sfidë me Etrit Berishë gjithmonë titullar mes shtyllave për Atalantën, por edhe me mbrojtësin e Kombëtares, Arlind Ajeti, nga minuta e parë për Krotonen (karton i verdhw nw 45’+1). Tre gola të shpejtë në pjesën e parë për bluzinjtë bergmaskë në harkun e 38-minutave lojë: Petagna 5′, Caldara 25′, Iliçiç 38′. Pjesa e parë u mbyll 3-0. Në pjesën e dytë, në të 63’, Gomezh bëri “poker” e më pas “manita” (74’, penallti), ndërsa golin e nderit për Krotonin e realizoi Tuminelo (70’).

MILAN-SPAL 2-0

Me dy penallti, nga një për çdo pjesë loje: Rodriguez në të 26’ dhe Kesie në të 61’, Milani  ndaj Sasuolos.

JUVENTUS-FIORENTINA 1-0

I zakonshmi Manzukiç në minutën e 52’ shënoi për Juven, Badlej 66’ doli me karton të kuq për Fiorentinën.

NDESHJET E TJERA

Verona-Sampdoria 0-0, Udineze-Torino 2-3, Kaljari-Sasuolo 0-1, Xhenova-Kievo 1-1. Më herët, Roma fitoi 4-0 me Beneventon e Ledian Memushajt