Sebino Plaku transferohet në kryeqytet, merr shiritin e kapitenit

Sebino Plaku transferohet te Kamza. Skuadra nga kryeqyteti ka bindur ish-sulmuesin e Skënderbeut, i cili do të dalë në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu.

“VIP Sport” mëson se Plaku do të marrë edhe shirtin e kapitenit te Kamza, si një futbollist me eksperiencë në futbollin shqiptar, duke marrë kështu edhe një përgjegjësi dhe vlerësim njëkohësisht.

Sulmuesi 31-vjeçar do të prezantohet ditën e nesërme te skuadra e Kamzës, e cila këtë vit do të militojë në Superligë.