Ribery humbet toruan, Ancelotti e kritikon ashpër pas ndeshjes

Bayerni fitoi 3-0 me Anderlecht-in në Champions League, por jo gjithçka shkoi mirë në fushën e lojës. Franck Ribery e ka pritur shumë keq zëvendësimin e Ancelottit, teksa jo vetëm që nuk i dha dorën në momentin e daljes nga fusha, por ai hodhi dhe fanellën në stolin e rezervave.

Marrëdhënia mes tyre ka qenë mjaft e mirë, por francezi nuk është nga ata lojtarë që i pret mirë zëvendësimet dhe kjo ka ndodhur edhe në sezonin e kaluar. Strategu italian ka folur pas ndeshjes për reagimin e francezit.

“Ribery kishte karton të verdhë, ndaj dhe për ta mbrojtur e nxora nga fusha. Ai ishte i zemëruar, por duhet të shpjegohet se përse ka reaguar në atë mënyrë. Mund ta kuptoj që dëshiron të luajë 90 minuta, por nuk mund ta kuptoj kur bën atë sjellje”, tha Ancelotti për mediat. /vipsport.al/

more recommended stories