Reali pa Asension sonte, ylli spanjoll ka një infeksion pas depilimit

Sonte në mbrëmje Real Madrid do të luajë ndeshjen e parë për sezonin e ri në Champions League. Kampionët në fuqi do të presin në “Santiago Bernabeo” APOEL Nicosian, por do të luajnë pa një ndër lojtarët më të formë në këtë sezon: Marco Asensio.

Sulmuesi spanjoll nuk është grumbulluar nga Zidane për një motiv të veçantë. Një problem pas depilimit kanë bërë që ai të mos jetë i gatshëm për sonte në mbrëmje.

Infeksion i shkaktuar në njëqime, bën që Asensio të marrë disa ditë pushim dhe pritet që të jetë i gatshëm në fundjavë, në kampionat. “Lojtari është depiluar, por një qime ka mbledhur infeksion dhe do të duhet të paktën tre ose katër ditë që ai të vrapojë sërish lirësh pa pasur djegie!”, tha Zidane për rastin e spanjollit./vipsport.al/